Basha: Zgjedhjet e parakohshme, rruga e vetme që Shqipëria të ecë përpara

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 10:56 | Politikë
Basha: Zgjedhjet e parakohshme, rruga e vetme që Shqipëria të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh për mediat pas takimit me raportuesit e KiE se rruga e vetme që vendi të ecë përpara janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë.

Basha i bëri thirrje Partisë Socialiste që të reflektojë sa nuk është vonë: “Të mbahen sa më parë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë. Në Shqipëri janë përvijuar dy qëndrime: qëndrimi i një shumice absolute, i opozitës që kështu nuk mund të vazhdohet; dhe qëndrimi i një pakice absolute që nuk do ndryshim”.

https://a2news.com/2019/10/25/basha-kembengul-reforme-per-zgjedhje-te-lira-zgjedhje-te-parakohshme/

“Dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie i paguajnë shqiptarët. Dështimin me ekonominë, me shëndetësinë, me punësimin. Është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin, për të vendosur interesin e vendit mbi interesat politike. Nuk mund të vazhdohet më gjatë kështu. Sot është e rëndësishme të kuptohet se përse nuk zbatohet ligji. Pse mbahen në dorë Babani apo Kajmaku i Vorës? Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Një nënë keqtrajtohet, ndërsa pushtetarëve të kapur në afera korruptive nuk u hyn gjemb në këmbë. Kjo situatë duhet të marrë fund”, deklaroi Basha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/25/reforma-zgjedhore-basha-takon-gremingerin-osbe-jo-thjesht-korriere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos