
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në Twitter, duke shkruar se Tirana do të ketë “një kopsht botanik si çdo qytet perëndimor, ku qytetarët ta shijojnë e studentët të bëjnë shkencë”.
“Shtyjeni sa të doni! Tirana do ketë një kopsht botanik si çdo qytet perëndimor, ku qytetarët ta shijojnë e studentët të bëjnë shkencë! Landfilli i Mynyr mavrisë shërben vetëm për tenderat e rojeve, as qytetit dhe as studentëve! Fosilet e fundmandatit s'mund ta mbajnë peng UT”, shkroi Veliaj në rrjetin social. (A2 Televizion)