
Raporti prej 400 faqesh i Prokurorit Special, Robert Mueller do të bëhet publik sot. Prokurori i Përgjithshëm i Amerikës, Bill Barr do të prezantojë versione të redaktuara të tij.
Raporti ka të bëjë me hetimin për bashkëpunimin e dyshuar të ekipit të fushatës së presidentit Donald Trump me Rusinë.
Aty përfshihen edhe pretendimet për pengim të drejtësisë. Dy versione të redaktuara do të publikohen, njëri prej të cilëve do t’u dërgohet liderëve të Kongresit. Ndërsa tjetri do të jetë në dispozicion të të gjithë qytetarëve.
Demokratët kanë bërë thirrje për publikimin e të gjithë raportit të paredaktuar, i cili doli në përfundimin që Trump nuk ka komplotuar me Rusinë për zgjedhjet e 2016-s. (A2 Televizion)