
Bashkitë kanë rritur shpenzimet për paga dhe ato operative, teksa i kanë ulur për investime. Nga të dhënat e raportit të financave vendore rezulton se për 9 muajt e vitit 2018, shpenzimet për personelin, që përfshijnë paga dhe sigurime kanë arritur në rreth 15,7 miliard lekë, me rritje vjetore 7,3%. Shpenzimet e tjera operative regjistruan një rritje prej 10.1% kundrejt 9-mujorit të vitit 2017.
Për sa u përket shpenzimeve kapitale ose ndryshe investimeve, që në grafik është pjesa me ngjyrë rozë, ato kanë shënuar një rënie vjetore prek 11.4%, duke qenë si 9-mujor në nivelin e 18.1 miliard lekëve. Investimet publike vendore rezultojnë të jetë financuar kryesisht nga burimet e veta të bashkive dhe vetëm rreth 6.8 miliard lekë janë dhënë nga qeveria. (A2 Televizion)