
Bayern Munchen ka shpenzuar 28,5 milionë euro për sulmuesin 17-vjeçar të Rennes, Mathys Tel. Klubi francez mori 20 milionë euro menjëherë nga Bayern, ndërsa pjesa tjetër e parave do të paguhet në formë bonusi. Tel nënshkroi një kontratë 5-vjeçare.
Tel ka luajtur 10 ndeshje me Rennes sezonin e kaluar. Kur debutoi në vitin 2021, ai u bë lojtari më i ri i klubit, rekord që mbahej më parë nga Edoardo Camavinga. Në skuadrën kombëtare franceze U-17 dhe U-18, ai ka luajtur 15 takime, duke shënuar 10 gola. “Është një nga talentet më të mëdhenj në Europë, një sulmues shumë i shpejt dhe teknik”, tha drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic.
Vetë Tel, i cili është krahasuar me Thierry Henry në të kaluarën, tha: “Bayern është një nga skuadrat më të mira të botës. Do të jap maksimumin tim këtu”. (A2 Televizion)