Shkupi kërkon të shkruajë historinë në Champions League

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 11:51 | Futboll
Shkupi kërkon të shkruajë historinë në Champions League

Shkupi është gati për të shkruar historinë! Skuadra e vetme shqiptare që u kualifikua në turin e dytë të Champios League, do të luajë sot në mbrëmje përballë gjigantëve të Dinamo Zagrebit.

Pas barazimit historik 2-2 në ndeshjen e parë, shkupjanët luajnë këtë herë në shtëpinë e tyre dhe pritet që stadium të jetë i tejmbushur nga tifozë.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut zbresin në fushën e blertë me organikën e plotë të skuadrës, për këtë arsye, janë optimistë për një rezultat pozitiv. Dueli do të zhvillohet sot në orën 21:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos