Presidenti i FIFA-s viziton Kosovën për herë të parë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 16:55 | Futboll
Presidenti i FIFA-s viziton Kosovën për herë të parë

Pas takimeve në Tiranë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infatino ka vijuar me programin e tij në trojet shqiptare. Këtë të premte ai bëri vizitën e parë zyrtare në Kosovë. Kreu i FIFA-s është pritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Nën shoqërinë edhe të presidentit të federatës shqiptare, Armand Duka, ai ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”. Numri 1 i FIFA-s, fillimisht ka bërë homazhe tek shtatorja e Legjendës, teksa në hyrje të stadiumit është pritur me duartrokitje nga personalitete të njohura të sportit dardan. Në agjendën e tij, presidenti Infatino do të takohet dhe me krerët e institucioneve shtetërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos