Juventusi nuk “hutohet” nga Superkupa, fiton ndaj Sampdorias falë Ronaldos

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 21:01 | Futboll
Juventusi nuk “hutohet” nga Superkupa, fiton ndaj Sampdorias

Juventusi nuk e ka mendjen te Superkupa e Italisë kundër Lacios në Arabinë Saudite pas 4 ditësh, por të fitojë çdo ndeshje. Këtë e bëri të qartë edhe sonte teksa fitoi 2-1 në transfertë me Sampdorian.

Edhe pse ekipi nga Genova nuk po kalon një moment të mirë, madje gjendet në pozicionet e fundit në klasifikim, ndeshja paraqiste një farë rrezikshmërie që bardhëzinjtë nuk nënvlerësuan.

Golin e parë e shënoi argjentinasi Paulo Dybala me një goditje jo të fortë por shumë të saktë në minutën e 19-të. Sampdoria reagoi gjithsesi me Caprarin (35’) duke befasuar Gianluigi Buffon, që me ndeshjen e sotme barazoi një legjendë të futbollit italian si Paolo Maldini.

https://a2news.com/2019/12/18/647-ndeshje-ne-serine-a-buffon-barazon-legjenden-maldini/

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, është ylli i Kampionëve të Italisë, Cristiano Ronaldo, që “shpik” një gol me kokë pas një gjesti atletik për t’ u admiruar (45’).

Pjesa  e dytë menaxhohet mirë nga djemtë e Maurizio Sarri, që me fitoren e sotme komandojnë në vetmi kampionatin me 42 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos