Botërori i Klubeve/ Liverpool vuan ndaj Monterrey, pret biletën për në finale vetëm në minutat shtesë

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2019, 20:28 | Futboll
Botërori i Klubeve/ Liverpool vuan ndaj Monterrey, pret biletën

Liverpool hasi shumë vështirësi në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve ndaj meksikanëve të Monterrey dhe arriti të shënojë golin e fitores vetëm në minutën e 91.

Jurgen Klopp zgjodhi të bënte shumë rotacion dhe zbriti në fushë pa Van Dijk, Fabinho, Alexander-Arnold, Wijnaldum, Firmino dhe Mane. Edhe pse kaloi i pari në avantazh me Keita, ekipi anglez u barazua shumë shpejt.

Rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi deri në fund, edhe pse Klopp u mundua të korrigjonte formacionin duke hedhur në fushë Alexander-Arnold, Mane dhe Firmino. Ishte pikërisht ky i fundit që shënoi golin e fitores, pas një krosimi nga Arnold.

Të shtunën, Liverpool do të luajë finalen e Botërorit të Klubeve ndaj Flamengos, që ditën e djeshme mundi 3-1 Al Hilalin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos