Deri në frymën e fundit. Rebiç i jep fitoren Milanit

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 14:37 | Futboll
Deri në frymën e fundit. Rebiç i jep fitoren Milanit

Një ndeshje spektakolare ajo mes Milan dhe Udinese e vlefshëm për javën e 20 të Serie A. Kuqezinjtë arritën të fitojnë me përmbysje 3-2 një ndeshje që në letër dukej e lehtë, por rezultoi e komplikuar.

Udinese kaloi e para në avantazh në minutën e 7 të takimit falë një goli të Larsen. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve.

Në të dytën futet në lojë Rebiç, i cili rezultoi deçiziv në këtë takim që me dygolëshin e tij i dha 3 pikë mjaft të rëndësishme djemve të Piolit.

Dy minuta pasi preku fushën e gjelbër kroati barazoi shifrat. Në të 72-ën Herandez kalon “Djallin” në avantazh dhe u duk sikur kjo ndeshje mori një drejtim. Por nuk ishte kështu në të 85 Lasagna barazon për miqtë duke kthyer heshtjen në San Siro.

Milani insiston dhe në minutën e 93 Rebiç e merr përgjegjësinë të gjithë për vete dhe shënon një gol që bën të shpërthejë gjithë stadiumin. Me këtë fitore, Milani rikthehet në garë për një vend në kupat e Evropës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos