
Pas takimeve që Hashim Thaçi pati sot me liderët e partive politike, zyra e presidentit lëshoi një njoftim ku thuhej se presidenti është shprehur se Kosova gjendet në një situatë, e cila në njërën anë karakterizohet me rrezikun e shtuar nga pandemia e virusit COVID-19 dhe në anën tjetër me votën e mosbesimit për Qeverinë Kurti të datës 25 mars 2020.
“Në këto rrethana është qenësore që të konsultohemi dhe të veprojmë me përgjegjësi para qytetarëve”, ka thënë Thaçi.
Ai ka deklaruar së do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës në lidhje me hapat që duhet të ndërmarrë pas rrëzimit të qeverisë “Kurti”. (A2 Televizion)