Pas takimit me Thaçin, Kurti: Kushtetuta s’krijon alternativa të tjera veç zgjedhjeve

Nga A2 CNN
1 Prill 2020, 12:30 | Kosova
Pas takimit me Thaçin, Kurti: Kushtetuta s’krijon alternativa

Pas takimit që zhvilloi me Presidentin Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se Kushtetuta e Kosovës nuk krijon asnjë mundësi për alternativa të tjera përveç mbajtjes së zgjedhjeve.

Kurti tha se nuk mund të kalohet dikur tjetër, duke e shpërfillur nenin 82, pikën 2 të Kushtetutës, që thotë se pas një mocioni të mosbesimit ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje. Kurti tha më tej se Thaçi u zotua se do ta respektojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme. Ai theksoi se edhe në vitin 2010 edhe 2017, pas rrëzimit të qeverive, janë shpallur zgjedhjet e parakohshme.

“E di që ndodhemi në betejën kundër virusit korona dhe kjo mund ta shtyjë ca datën e zgjedhjeve, por Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi dhe alternativa tjera”, tha Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos