
Autoritetet shëndetësore në Kosovë bënë me dije se 5 persona janë shëruar në Klinikën Infektive si pasojë e koronavirusit. Pas realizimit të testimit të dytë këta persona rezultuan negativ ndaj virusit të ri.
Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe katër raste të reja me koronavirus duke e çuar në 110 numrin total të të prekurve.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, raporton Instituti i Shëndetit Publik. (A2 Televizion)