BE: Konferenca e Donatorëve për tërmetin, në 17 shkurt

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 12:23 | Aktualitet
BE: Konferenca e Donatorëve për tërmetin, në 17 shkurt

Konferenca e donatorëve që do të mundësojë ndihmën e vendeve të BE për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit do të zhvillohet në Bruksel në datë 17 shkurt. Ky është lajmi i postuar në faqen Twitter të ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1215585656572911617

Bashkimi Europian ka lëvruar 15 milionë euro fillestare për të përballuar pasojat e tërmetit, por nga konferenca priten fonde të tjera nga vendet anëtare.

https://a2news.com/2019/12/17/soreca-15-mln-euro-nga-be-vetem-hapi-i-pare-konferenca-e-donatoreve-ne-fund-te-janarit/

Fillimisht konferenca ishte parashikuar në fundin e janarit dhe në Tiranë, por bashkë me datën ka ndryshuar edhe vendndodhja e takimit, që do të jetë qyteti që mirëpret institucionet europiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos