Kriza në PD, Çollaku: Ja formula për bashkimin e palëve

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 20:31 | Politikë
Kriza në PD, Çollaku: Ja formula për bashkimin e palëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ishte i ftuar mbrëmjen e së martës në Debat nga Alba Alishani, ku foli për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe situatën brenda partisë ku ai bën pjesë.

Çollaku dha edhe një zgjidhje të krizës në PD. Ai theksoi se mbajtja e një kongresi të përbashkët do të bënte të pavlefshëm edhe padinë në gjykatë.

“Ne kemi ende sot që flasim një mundësi, një përqind sikur të ketë rrezik për dorën e Ramës, ne t’ia heqim. Të gjitha palët bashkë të gjejnë vullnetin që na mungojë para 6 muajsh, të shkojmë në një kongres të përbashkët, në një palë zgjedhje ku mos të përjashtojmë njëri-tjetrin. Këtu të rizgjedhim një palë forumesh që na përfaqësojnë të gjithëve dhe të kenë legjitimitetin.

Kjo e bën të pavlefshme padinë gjyqësore, sikundër do ta pranonte rithemelimi që të vononte dy muaj zgjedhjet e strukturave të njëanshme dhe të mos shkonte historia në gjykata. Kaq e thjeshtë është.

Nëse do të shkojmë në një kongres të përbashkët, ku të zgjedhim të gjithë bashkë, bie çdo lloj konteksti gjykate e detonatori”, u shpreh Çollaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos