
Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet sot Francës, ku në Strasburg do t’i drejtohet me një fjalim Asamblesë së Këshillit të Europës.
Fjalimi i kreut të ekzekutivit shqiptar është i parashikuar në orën 15:30, dhe pritet që Rama t’i kërkojë përfaqësuesve europianë mbështetje për ngritjen e një raporti që hedh poshtë akuzat e Dick Marty mbi krimet e luftës në Kosovë, edhe ndaj liderëve të UÇK. Akuza më e njohur është ajo e trafikut të organeve të kundërshtarëve serb, por edhe shqiptarë.
Në fund të shtatorit, Rama përmendi Marty në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara. Aty, teksa cilësonte raportin e Marty si “manifest i propagandës mbarëbotërore kundër pavarësisë së Kosovës”, kryeministri shqiptar deklaroi se shpresonte që Asambleja e Këshillit të Europës do të pranonte kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues, “duke rikthyer besueshmërinë e këtij institucioni. (A2 Televizion)