Befasohet Fiorentina, Venezia hedh kandidaturën për mbijetesë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2021, 07:21 | Futboll
Befasohet Fiorentina, Venezia hedh kandidaturën për mbijetesë

Venezia arriti fitoren e dytë në Serie A dhe tashmë beson se mund të jetë një prej të mbijetuarve në fund të sezonit.

Befasianë, venecianët ia shkaktuan Fiorentinës së trajnerit Vinçenzo Italiano që ka tashmë dy humbje të njëpasnjëshme, pas disfatës edhe ndaj Napolit.

Interesant, është fakti që për Venezian kjo ishte fitorja e parë në fushën e saj në Serie A, pas gati 20 vjetësh.

Suksesi i fundit që i përket vitit 2002, është pikërisht kundër Fiorentinës, e cila është skuadra që Venezia e ka mposhtur më shumë se kushdo në nivelin më të lartë të futbollit italian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos