Begaj takon homologun kroat: Ka ardhur koha ta lidhim Shqipërinë me Europën në rrugë tokësore

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 12:41 | Aktualitet
Begaj takon homologun kroat: Ka ardhur koha ta lidhim Shqipërinë me

Presidenti Bajram Begaj ka nisur të enjten vizitën e tij shtetërore në Kroaci, ku është pritur në një ceremoni nga homologu i tij, Zoran Milanoviç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i shtetit bëri të ditur se në fokus të bisedës me Milanoviç ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, agjenda e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe zhvillimet rajonale.

Nga ana e tij, presidenti kroat theksoi se vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhej të ishin tashmë të anëtarësuar në Bllok ose shumë pranë anëtarësimit në BE.

Ndërsa theksoi se Kroacia nuk do të ndalet së mbështeturi Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE, Milanoviç u tregoi synimet për të lidhur Shqipërinë me Europën përmes rrugëve tokësore.

Kurse, Begaj gjatë fjalës së tij falënderoi homologun kroat për mbështetjen që vendi i tij ka treguar edhe ndaj Kosovës, në kuadër të procesit të njohjes dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos