Bejko: Berisha na akuzon se na ka blerë Rama e Veliaj, ne i bëmë ofertën për bashkim, s’e pranoi

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 16:54 | Politikë
Bejko: Berisha na akuzon se na ka blerë Rama e Veliaj, ne i bëmë

Kur kanë mbetur 2 ditë nga zgjedhjet vendore të 14 majit kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka ashpërsuar gjuhën në drejtim të kundërshtarëve të tij.  Në takimin e bërë në Tiranë, në degën me numër 14, Bejko u ka kthyer një përgjigje edhe akuzave që kanë mbërritur nga Sali Berisha se është i shitur te Erion Veliaj.

Ai thotë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë e për të përforcuar këtë mendim, Bejko shton se iu është bërë një thirrje për bashkim gjithë demokratëve dhe kandidatëve të dalë nga Primaret, por vetë Berisha nuk pranoi. Në këtë kushte, Bejko shton se Berisha, Rama, Meta janë bashkë dhe rënia e njërit do të ketë pasojë për të tre.

“Ne jemi të akuzuar se bashkëpunojmë me Ramën dhe me Veliajn dhe ndihmojmë që të fitojnë ata. Jo, ja bëmë ofertën i thamë bjeri kandidatët e foltores tënde, futi me siglën e PD dhe hajde të bëhem gjithë bashkë për të ndihmuar në zgjedhjet lokale dhe zgjidhim krizën politike. E zgjidhim pas zgjedhjeve lokale, nuk pranoi sespse ai nuk ka dalë të ndihmojë kandidatët që ka nxjerrë në terren, madje nuk u di as emrat. Pse e bënë këtë gjë. Vetëm vetja e tij, halli që ka Edi Rama, halli që ka Ilir Meta. Rënia e njëri bën rënien e të treve. Prandaj qytetarët e Tiranës kanë shansin ta godasin në zemër këtë sistem të korruptuar, këtë sistem që ia ka zënë frymën Tiranës”, tha Bejko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos