Një nga portierët më të mirë të momentit, Edouard Mendy, ka bërë një gafë të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Champions League, ndaj Real Madrid.
Gardiani i portës së Chelsea doli nga zona për të kontrolluar një top të gjatë të gabuar nga mbrojtja e Realit, por pasoi gabim te Rudiger.
Menjëherë, Karim Benzema përfitoi duke dërguar topin në portën e boshatisur, për ta çuar rezultatin në 3-1 për madrilenët. (A2 Televizion)