Benzi humb kontrollin dhe përplaset me karburantin, dy të plagosur

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 19:14 | Kronikë

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në aksin Vlorë-Fier.

Një makinë Benz është përplasur me një karburant, ndërkohë që dy persona kanë përfunduar në spital.

Sipas burimeve të A2 CNN, automjeti po udhëtonte me shpejtësi kur ka humbur kontrollin dhe është futur në karburant, duke u përplasur me depozitën që furnizon me naftë.

Tre zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos