
Personi i dyshuar për atentatin në banesën e kreut të FSHF-së është lënë në arrest me burg nga gjykata e Durrësit, por vendimi është kundërshtuar nga avokati mbrojtës. Arlen Hasanaj, sipas prokurorisë, shfaqet në pamjet filmike, duke vendosur një sasi të vogël eksplozivi në portën e jashtme të banesës së Armand Dukës dhe gjykata ka vendosur ta mbajë në burg 34-vjeccarin,deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Sakaq, për avokatin mbrojtës, ky vendim ishte i padrejtë.
Ndërkaq, organi i akuzës po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes së 24 janarit të këtij viti, kur një sasi tritoli shpërtheu në derën e banesës së Dukës, në Durrës, ngjarje kjo vetëm me pasoja të vogla materiale.
Përpos 34-vjeçarit, ende nuk ka ndonjë pistë konkrete për shkaqet e këtij atentati, pasi edhe vetë i ndaluari nuk ka pranuar të flasë për grupin hetimor, duke mohuar implikimin e tij në këtë ngjarje. (A2 Televizion)