Kryente grabitje në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, ekstradohet nga Belgjika 43-vjeçari

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 17:18 | Kronikë
Kryente grabitje në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, ekstradohet

Policia e Shtetit ka njoftuar se “është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet burgim, për disa vepra penale”.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Dritan Kola, i njohur ndryshe si Mark Kola. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2014, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale "Vjedhja me armë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burg, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi Dritan Kola ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka kryer disa grabitje me armë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Ky shtetas, në vitin 2014, në bashkëpunim me shtetasit F. P. dhe M. Sh., ka vjedhur me armë në një kompleks në rrugën “Konferenca e Pezës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos