
Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një 40-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Zvezdë të Maliqit.
Policia bën me dije se gruaja me inicialet R.Xh. është përplasur nga një Benz.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet I. H., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)