Benzi përplaset “kokë më kokë” me Volkwasgen në Korçë, 1 viktimë dhe 7 të plagosur

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 16:36 | Aktualitet
Benzi përplaset “kokë më kokë” me Volkwasgen

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Korçë - Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj, ku për pasojë ka humbur jetën 1 grua, rreth 50-vjeç e ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30, ku një mjet Benz ngjyrë të bardhë është përplasur “kokë më kokë” me një mjet tip Ford, çfarë ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës.

Viktima është identifikuar si Miranda Malolli, e ndërsa 7 të plagosurit, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere e "Ford-it", u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi duket se përplasja ka qenë shumë e fortë. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos