Konfiskimi i kateve pa leje, Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin, 30 ditë kohë për vendimin

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 15:29 | Aktualitet
Konfiskimi i kateve pa leje, Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin, 30 ditë

Gjykata Kushtetuese përfundoi shqyrtimin e padisë së opozitës kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për konfiskimin e kateve pa leje. Kjo VKM e qeverisë u kontestua në Gjykatë nga ana e deputetëve të opozitës nën argumentin se cenon barazinë e qytetarëve përpara ligjit, duke vënë theksin se ndërtimet pa leje janë vepër penale dhe nuk duhet të amnistohen.

Ndërsa përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave kërkuan rrëzimin e padisë, nën argumentin se pretendimet e palës paditëse nuk janë të bazuara në ligj.

Tashmë trupa kushtetuese ka 30 ditë kohë për t'u shprehur me vendim nëse konfiskimi i kateve pa leje do të legjitimohet si kushtetues apo do të rrëzohet nga kjo Gjykatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos