I shpërthen bombola e gazit duke gatuar, plagoset gruaja

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 09:47 | Kronikë
I shpërthen bombola e gazit duke gatuar, plagoset gruaja

Siguria e bombolave të gazit që përdoren në vendin tonë le ende për të dëshiruar.

Një grua ka mbetur e plagosur në Tapizë të Krujës, pasi bombola e gazit që përdorte për gatim i ka shpërthyer, duke i shkaktuar asaj plagë të mëdha.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e të dielës në banesën e shtetasit M.S. ku nga shpërthimi i bombolës mbeti e plagosur bashkëshortja e tij A.B. e cila është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aktualisht gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos