Zbulohet “Shtëpia e barit” në Durrës, procedohen dhe 2 punonjës të OSHEE

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 10:14 | Kronikë
Zbulohet “Shtëpia e barit”  në Durrës, procedohen dhe

Një tjetër tentativë e kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga Policia e Shtetit në zonën e Durrësit.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga stacioni i Policisë Plazh u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar "Papafingo", në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 62 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas kishte marrë me qira një banesë, të cilën e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni u proceduan dhe 2 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike në këtë banesë.

Duket se kohët e fundit kultivuesit e bimëve narkotike po gjejnë mënyra alternative për të rritur këto bimë aq të kërkuara në tregun e paligjshëm duke përshtatur ambiente të brendshme si ndodh në shumë vende të botës.

Disa ditë më parë një tjetër “shtëpi bari” u zbulua nga policia përgjatë aksit rrugor Lushnje-Fier. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos