Kapen vrasësit me pagesë, biznesmeni që i shpëtoi atentatit merret në mbrojtje

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 09:08 | Kronikë

Policia e Tiranës arrestoi 4 persona të cilët dyshohen si organizatorët e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima. Gjatë operacionit, në pranga përfunduan 45-vjeçari Gledis Leno si dhe Albin Hoxha, 35 vjeç. Po ashtu policia arrestoi edhe dy bashkëpunëtorët e atentatit. Mësohet se në tentativën për vrasjen e biznezmenit morën pjesë edhe Maringlen Matohiti, 30 vjeç dhe Enea Hoxha 26 vjeç.

Gjatë kontrolleve policia gjeti dhe armën me të cilën dyshohet se do kryhej vrasja si dhe automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 15 tetorit, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur 51-vjeçarin Andon Dhima deri në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë.

https://www.facebook.com/andon.dhima/posts/3937687602908045
Momenti i atentatit të dështuar, kapur nga kamerat e sigurisë. (FB: Andon Dhima)

Menjëherë, pas denoncimit nga ana e tij nisën hetimet dhe mbi bazën e provave të siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar "Stuhia", thotë policia, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, të cilët janë persona me precedentë të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje. Po ashtu, në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorët e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos