Berisha akuzoi Ramën për destabilizim, kryeministri: Unë s’kam punë, trishtim për demokratët

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 22:35 | Politikë
Berisha akuzoi Ramën për destabilizim, kryeministri: Unë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës, ndër të tjerat  se po mbështet Lulzim Bashën duke  mbrojtur zyrat e PD-së edhe me forca speciale dhe RENEA.  

“Unë s'kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike, njëra grata tjetra non grata, që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1472316491940966406

Duke iu referuar angazhimin e mundshëm të forcave të policisë në PD, kryeministri shtoi se “Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/18/berisha-nga-selia-e-pd-te-hiqet-dore-nga-skenaret-nuk-do-pengoni-revolucionin-rama-mos-te-destabilizoje-vendin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos