Berisha nga selia e PD: Të hiqet dorë nga skenarët, nuk do pengoni revolucionin, Rama mos të destabilizojë vendin

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 21:45 | Politikë
Berisha nga selia e PD: Të hiqet dorë nga skenarët, nuk do

Sali Berisha, pas referendumit me rezultat plebishitar që kërkoi shkarkimin e Lulzim Bashës, pranoi se Partia Demokratike “ka kaluar krizën e saj më të thellë, i kemi rikthyer standardet e lirisë”.

Berisha duke shpallur pothuajse 44 mijë anëtarët që votuan referendumin, thotë se ato të atij që cilëson si Anti Kuvend, janë mashtrim. “Mos besoni numrat, se ju them se në statistikat e tyre nuk ka asgjë të saktë. E patë sot çfarë ndodhi në Anti Kuvendin e tyre, numrin ja u kapen mediat dhe vendosën të falsifikojnë numrin e karrigeve në Pallatin e Kongreseve, duke publikuar shifra të paimagjinueshme”.

Berisha shton se “revolucioni po saktëson gjithçka, ftoj deputetët e PD-së të marrin listën dhe të kontrollojë një për një anëtarët që kanë votuar dhe të nxjerrin konkluzionet e duhura. Të mos sillen si njerëz pa vizion, kam pas vlerësim për disa nga to si zyrtarë, por tjetër është të jesh zyrtar, e tjetër gjykimi si politikanë. Deputeti është i detyruar të gjykojë politikisht, të mos bëhen instrumente të një skenari të turpshëm, jo vetëm i Shqipërisë”.

https://a2news.com/2021/12/18/berisha-per-a2-cnn-44-000-anetare-votuan-ne-referendum-sot-nis-nje-etape-e-re/

Ish kryeministri ftoi kryetarët e degëve, “edhe ato të emëruar nga Lul Brava, të heqin dorë dhe mos të bashkëpunojnë në skenarë që nuk do të pengojnë kurrë revolucionin, edhe pse mund të  prodhojnë situata të paparashikueshme. Ky është skenar destabilizues për vendin.  I them Ramës që këtë revolucion nuk mund ta mposhtë, më këtë që po bën”, shtoi Berisha, duke akuzuar kryeministrin se kishte vënë forca speciale në mbrojtje të Bashës.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/18/berisha-demokratet-vendosen-sot-largimin-e-peng-bashes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos