Portali i fermerit, Rama: Transparencë për çmimet, s’ka më abuzime nga grumbulluesit

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 16:44 | Politikë
Portali i fermerit, Rama: Transparencë për çmimet, s’ka

Fermerët do të kenë më shumë informacion. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Portalit për Fermerët. Kreu i qeverisë tha se të gjithë fermerët do të kenë informacione për çmimet e grumbulluesve, për të mos pasur abuzime, po ashtu do të informohen dhe për subvencionet që jep shteti.

“Ky portal do të ndihmojë që kush do të kuptojë, ta ketë shumë të lehtë të kuptojë. Kush do të informohet, ta ketë shumë të thjeshtë të informohet. Ky portal bën transparencë të plotë të çmimeve dhe çdo mëngjes, pa dalë nga shtëpia, duke pirë kafe, fermeri hap dhe shikon sa janë çmimet dhe askush nga grumbulluesit nuk mund t’i fshihet realitetit të çmimit duke bërë truke, duke bërë abuzime dhe kështu krijohet një tjetër lloj partneriteti.

Pjesa tjetër. Subvencionet, projektet, mbështetja. Ky portal jep mundësinë që të shikosh se cilat janë rrugët për të marrë financim dhe që të shikosh, po ashtu, se çfarë kanë bërë ata që kanë marrë financim sepse financimet në bujqësi do të jenë gjithmonë e më pak, vetvetiu, financime që shpërndahen pavarësisht se çfarë bën ti dhe do jenë gjithmonë e më shumë financime në varësi të asaj që bën ti”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos