Berisha i mbyll përfundimisht dyert Bashës dhe Alibeajt: Janë pengje

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 12:37 | Politikë
Berisha i mbyll përfundimisht dyert Bashës dhe Alibeajt: Janë

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, këtë të premte, Sali Berisha i mbylli përfundimisht dyert për një bashkëpunim të mundshëm me Bashën dhe Alibeajn për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha e vlerësoi Bashën dhe Alibeajn si pengje me të cilët nuk mund të bëjë asnjë lloj negociate.

“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë. Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë.

Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre.

Ndaj, Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate”, tha Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/07/dore-e-shtrire-demokrate-jane-ata-alibeaj-hap-deren-e-pd-per-kandidatet-e-dale-nga-primaret/
https://a2news.com/2023/03/07/berisha-alibeaj-apo-asnjeri-me-sigel-analistet-celibashit-i-duhet-te-beje-nje-lloj-akrobacie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos