“Rithemelimi” në negociata me aleatët, Spaho: Po u bëhet presion nga Yuri Kim

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 22:06 | Politikë
“Rithemelimi” në negociata me aleatët, Spaho: Po u

Pas zhvillimeve të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, grupimi i Sali Berishës është aktualisht në negociata me parti parlamentare dhe jo-parlamentare për t’u futur në këto zgjedhje vendore në koalicion.

Megjithatë, deputeti demokrat, Edmond Spaho, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në “Debat” në A2 CNN, deklaroi se aleatët e PD-së janë nën presion.

Sipas tij, presioni po bëhet nga vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Edhe që ka presion e di. Sepse nuk është rasti i parë, edhe për çështje të tjera ka pasur presion. Nga një pjesë e një komunitetit ndërkombëtar që nuk duan që PD-ja të regjistrohet. Presioni bëhet nga ata të cilët morën pjesë në Gjykatën e Apelit, nga vetë ambasadorja që ka thënë se ka shkuar në Gjykatën e Apelit, kam folur me gjykatësit për ta pranuar ankimimin. Të gjithë ne e dimë se çfarë zhvillohet nën rrogoz. Në kushte anormale, mos prit një logjikë normale,” tha ndër të tjera Spaho.

Ndërsa, politologu Ilir Kalemaj thekson se nuk bëhet fjalë për qëndrime personale të kryediplomates Kim, por për një qëndrim të SHBA-së zyrtare.  Ai kujtoi se çdo deklaratë e Kim, është përsëritur nga Gabriel Escobar dhe sekretari Antony Blinken.

Kujtojmë se kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në 14 maj e ka Lulzim Basha, pasi ai figuron kryetar i PD-së sipas ligjit.

Megjithatë, sipas kryekomisionerit, ka një mangësi që lidhet me detyrimin dhe përgjegjësinë personale të kryetarit të PD për të nënshkruar deklaratën. Kjo për faktin se, jo çdo dokument mund të delegohet tek të tretët, ndërsa i dha 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/09/regjistrimi-i-pd-ne-zgjedhje-celibashi-njeh-bashen-kryetar-48-ore-per-plotesim-dokumentesh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos