Berisha i zëvendësoi, grupimi Alibeaj takon kolegjin e kryetarëve për bisedimet Paloka-Bardhi

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 22:26 | Politikë
Berisha i zëvendësoi, grupimi Alibeaj takon kolegjin e kryetarëve

Deputeti Enkelejd Alibeaj, Gaz Bardhi dhe Flamur Hoxha kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë e PD në Durrës me atë që grupimi Alibeaj e cilëson si kolegjin e kryetareve, pra kryetarët që janë zgjedhur në kohen e Lulzim Bashës.

Burime për A2 bëjnë me dije se është diskutuar mbi takimin Bardhi-Paloka, ku deputet janë shprehur se bisedimet vijojnë.

Gjithashtu i është kërkuar mendim edhe kryetarëve të degëve se si e shohin këtë mundësi bashkimi. Në këtë pikë, deputetët kanë deklaruar se do t’i informojnë mbi çdo situatë.

Sa i takon kryetarëve të degëve, ata duan që PD të bashkohet vetëm për zgjedhje dhe mos pranojnë kushtet që sipas tyre Berisha ka vendos me primaret.

Për sa i përket çështjeve që e kanë përçarë PD në një vit, kryetarët e degëve nuk ndryshojnë qëndrimet e tyre.

Ndërkohë, Sali Berisha ka nisur takimet me kryetarët e degëve të zgjedhur nga procesi i rithemelimit të PD, duke shënuar kështu një seri takimesh paralele brenda Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos