Hapja e dosjeve, Meta: U mbars mali dhe polli një mi, Ramës do t’i kushtojë autogoli

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 16:32 | Politikë
Hapja e dosjeve, Meta: U mbars mali dhe polli një mi, Ramës do

Të nesërmen e votimit në Parlament, Ilir Meta ironizoi me një shprehje popullore miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, ku u bashkuan votat e socialistëve dhe një pjese të demokratëve.

“U mbars mali dhe polli një mi. Edhe këtu mali u mbars në 25 korrik në mes të vapës me një email anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes të natës dhe meqë nuk i dalin ato dy breshkat, uroj që miu ta ndihmojë për të përmirësuar frymëmarrjen për betejat që vijnë përpara”.

Duke e cilësuar miratimin e ligjit si të motivuar politikisht, Kryetari i Partisë së lirisëpati një paralajmërim për kryeministrin Rama.

“Rama e di shumë mirë kush e ka bërë email-in anonim, është një autogol që do t’i kushtojë shumë. Gjumin e bën ta palumtur se fundi i tij është ai që ka menduar t’ua bëjë të tjerëve”.

Miratimin e ligjit Meta e sheh edhe si një manovër të mazhorancës për të larguar vëmendjen nga ato që ai i cilëson si koncesione korruptive.

“Shikoni projekt buxhetin e 2023, rrit mbështetjen për PPT dhe 7 kontrata të reja planifikohen me koncesion për vitin që vjen ,1 miliard euro. Kjo është vjedhje”.

Sa i përket bashkëpunimit me Berishën në zgjedhjet lokale, e quajti të mbyllur marrëveshjen, me Partia e Lirisë që do të mbështesë kandidatët demokratë.

“Mënyra e përzgjedhjes përgjegjësia i takon PD dhe Berishës. Për ne e rëndësishme është fitorja kundër bandës së rilindjes në zgjedhjet vendore nuk do të ketë asnjë kandidat të PL që sfidon kandidatët e PD”.

Kryetari i Partisë së Lirisë nënvizoi se vëmendja kryesore e forcës së ai drejton do të fokusohet te Këshillat Bashkiakë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos