Berisha: Rama për karrigen e tij është i gatshëm të zbatojë çdo urdhër të Vuçiç dhe Erdogan

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 18:12 | Politikë
Berisha: Rama për karrigen e tij është i gatshëm të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me krerët e degëve në rrethe, deklaroi se Edi Rama “për karrigen e tij është i gatshëm të zbatojë çdo urdhër të Vuçiç, Erdogan apo cilido qoftë”.

“Kemi përballë një armik të të gjitha këtyre, i cili ka marrë dhe merr çdo pushtet. Merr në duar çdo tender, prokurim, koncesion. Kemi të bëjmë me një njeri i cili për pasurimin dhe karrigen e tij, nuk njeh shoqërinë shqiptare, nuk njeh Shqipëri, nuk njeh komb shqiptar, nuk njeh interes kombëtar, nuk njeh interes publik. I leverdis të marrë vendime antishqiptare. Për karrigen e tij është i gatshëm të zbatojë çdo urdhër të Vuçiç, Erdogan apo cilido qoftë. Pra, Shqipëria është shndërruar në çiflig të tij. Nuk zbatohet asnjë normë, asnjë ligj. E ka ngarkuar me mision Vuçiçi për Ballkanin e Hapur dhe punon nga mëngjesi në darkë kundër Kosovës, Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, tha Berisha.

“I jep urdhër Presidenti i Turqisë, një vend mik, por që nuk mund të sillet kurrë në këtë mënyrë, mbyll shkolla, kopshte, transferon gazetarë duke shkelur procedura e çdo gjë, sikur të ishte një krahinë e Turqisë dhe jo një shtet i pavarur. A mundemi ne që të pranojmë një gjë të tillë? Jo, nuk mundemi ne. Edhe ata që punojnë për pushtetin e Edi Ramës ta kenë të qartë se nuk punojnë për bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve. Përkundrazi, çdo përpjekje për të forcuar pushtetin e Edi Ramës do të ndeshë në mënyrë të pashmangshme, në kundërshtinë  e plotë të shoqërisë shqiptare me në krye PD, e cila është dhe do të jetë gardiane e interesave kombëtare dhe e dinjitetit të shqiptarëve”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos