Negociatat me "Rithemelimin", Alibeaj: Bashkimi është mes demokratësh

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 12:45 | Politikë
Negociatat me "Rithemelimin", Alibeaj: Bashkimi është mes

Këtë 22 mars, PD feston ditën e parë të Demokracisë, por e përçarë dhe pa kryetar. Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i PD, foli për gazetarët, duke u shprehur se bashkimi te vlerat është çelësi i të gjithë atyre që vuajnë sot peshën e madhe të diktaturës.

“Dita e sotme kujton të gjithë ata që 30 vite më parë votuan të bashkuar duke zgjedhur lirinë dhe demokracinë. Bashkimi te vlerat është çelësi i të gjithë atyre që vuajnë sot peshën e madhe të diktaturës.

Kjo është thirrja që buron nga zemra e çdo shqiptari, jo vetëm çdo demokrati dhe vetëm kësaj duhet t’i shërbejmë”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos