Basha bën reagimin e parë pas dorëheqjes nga drejtimi i PD

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 11:25 | Politikë
Basha bën reagimin e parë pas dorëheqjes nga drejtimi i PD

Lulzim Basha ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale, një ditë pas dorëheqjes së tij nga drejtimi i Partisë Demokratike, duke përkujtuar fitoren e zgjedhjeve të para nga demokratët.

Basha shkruan se 30 vite më pas, PD-ja ndodhet sërish para një beteje për të qenë një parti e së ardhmes dhe më e fortë.

“30 vjet më parë, shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin, i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane.

Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.  Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t'u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos