
Për analistin Afrim Krasniqi, Kongresi që mbajti Partia Socialiste, i ngjante më shumë një kongresi administrate. Sipas tij, në të nuk u bë një bilanc i vitit të parë të mandatit të tretë, por u trajtuan cështje të politikës së ditës.
“Ky nuk ishte Kongres partie, por administrate. Dhe nëse merrni fjalimet, fare mirë mund të ishte një konferencë shtypi. E habitshme që fjalime të tilla për konsum ditor marrin vëmendje të tillë. Pritej një bilanc nga ky Kongres, por të gjithë iu referuan pyetësorit virtual që nuk e ka parë njeri", tha Krasniqi në Absolut 4.
"Disa nga tezat janë në funksion të politikës së ditës, p.sh. ajo ideja që t’iu japë garanci individëve që kryeministri nuk i lëshon është mesazh që individët të mos deklarojnë gjërat që dëmtojnë partinë". (A2 Televizion)