Kritikat ndaj SPAK, Dervishi: Ka treguar kurajë ndaj personave ish

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 22:02 | Politikë
Kritikat ndaj SPAK, Dervishi: Ka treguar kurajë ndaj personave ish

Kritikat e kryeministrit Rama ndaj SPAK dhe sanksionet e Departamentit të Thesarit ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi për deformim të vullnetit të zgjedhësve ishin pjesë e diskutimeve në Absolut 4 me Blendi Salaj.

Për analistin Lutfi Dervishi, ndërkombëtarët kanë kërkuar gjithnjë hetim të parregullsive në zgjedhje, por deri në këto momente persona të ndëshkuar për këtë krim të rëndë.

Sipas tij, SPAK deri në këto momente ka treguar kurajo ndaj ish-ministrave apo ish-deputetëve.

“Një prej dy mesazheve të ndërkombëtarëve pas zgjedhjeve ishte që të hetoheshin parregullsitë. Në Elbasan u kap duke gënjyer kryeprokurori dhe kreu i policisë. Rasti i Durrësit ku u hodhën miliona për rindërtimin. Problemet e zgjedhjeve shkojnë mbrapsht dhe dalin jashtë ditës së votimit dhe nuk ka hetim dhe ndëshkueshmëri dhe kjo bjerr besueshmërinë tek institucioni i zgjedhjeve. Qytetarët mendojnë se çfarë do të ndryshojë me votën kur ajo është në mënyrë kaq flagrante e manipuluar, e tjetërsuar. SPAK ka treguar se ka kurajë ndaj personave ish, kur ke qenë ministër, deputetë”, u shpreh Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos