
Në javën e ditëve të kujtesës, Sali Berisha shfrytëzoi një takim me të përndjekurit politikë në qytetin e Shkodrës për të hequr një paralele mes qeverisjes së Edi Ramës dhe regjimit komunist.
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit i cilësoi si pikën e kthesës për Partinë Demokratike e cila po ashtu do të kthejë në vëmendje të përndjekurit gjate kohës së diktaturës.
“Zgjedhjet mision për t’i rikthyer fytyrën Partisë Demokratike. Kthejmë vlerat mbi te cilat jemi ndërtuar”.
Fushata e Sali Berishës në krah të Bardh Spahisë vijoi në takime me banorët e Shoshit, Pultit, Shalës dhe rrethinave. (A2 Televizion)