E pabesueshme në Itali, portieri shënon gol nga porta e tij në kohën shtesë

Nga A2 CNN
10 Prill 2022, 20:07 | Futboll

Portieri i skuadrës italiane Modena, Riccardo Gagno, shënoi një gol të pabesueshëm në kohën shtesë, duke goditur topin nga zona e tij drejt e në rrjetën e skuadrës kundërshtare.

Në takimin e luajtur të shtunën në Serie C, kategorinë e tretë italiane, goli mori vlerë edhe më të madje, pasi jo vetëm i dha fitoren 2-1 skuadrës, por ishte një trepikësh tepër i vlefshëm për synimin e Modena-s për t’u ngjitur në Serie B.

Teksa ndeshja kundër Imolese-s dukej se do të shkonte drejt barazimit, 24-vjeçari gjuajti nga porta e tij dhe pasi topi u përplas para portierit kundërshtar, e kapërceu atë dhe përfundoi në rrjetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos