
“Në Durrës ka ndodhur beton Gjush, Gjush, beton dhe asgjë tjetër”. Duke u marrë si shembull qeverisjen e shkuar të socialistëve Sali Berisha kërkoi nga durrsakët votën për kandidatin e Shtëpisë së Lirisë Ardian Muka.
Lulzim Bashës i kujtoi hesapet e pa lara me drejtësinë belge.
“U thirr për bashkëpunim për bashkëpunim me organizatë kriminale që dispononte para trafiku”
Shpjegoi edhe arsyet që sipas tij kryedemokrati nuk ka nisur akoma fushatën për zgjedhjet e 6 marsit.
“Ia mbylli Edi Rama “Toyota yaris” me një njeri, por prokurorët e Belgjikës nuk janë të Edi Ramës dhe do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra mijëra tabulate dhe dokumente. Basha nuk guxon të paraqesë Luanin këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit”.
Pati një epitet për kandidatin e Lulzim Bashës në Durrës.
“Ky Hoti është kopja durrsake e Lul Bravës”.
Për deputetin e qarkut të Durrësit Oerd Bylykbashi, 6 marsi dita për rikthimin e demokracisë që sipas tij është në vdekje klinike. Për këtë bëri përgjegjës Lulzim Bashën të cilit i kujtoi ato që i cilësoi si kulisa politike.
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë u zotua se do kthejë bashkinë tek qytetarët.
Pas prezantimit të Ardian Mukës, Berisha zhvilloi një takim edhe me shtabin elektoral të kandidatit për bashkinë e Durrësit. (A2 Televizion)