All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Meta takon Berishën në PD: Opozita do të jetë e bashkuar në zgjedhje

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 14:11 | Politikë
Meta takon Berishën në PD: Opozita do të jetë e bashkuar
All - Paragraf - 1

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë blu. Pas takimit, Meta tha se me Berishën ka diskutuar për zgjedhjet lokale dhe shtoi se e gjithë opozita do të jetë e bashkuar, “për të çrrënjosur monizmin nga pushteti vendor dhe për të rikthyer llogaridhënien”.

Edhe pse u pyet për këshillat bashkiak, kreu i PL nuk preferoi të përgjigjej, por shtoi se kandidatët e opozitës për kryetar bashkie do të jenë fitues. “Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Nga Tropoja në Sarandë i konsiderojmë edhe kandidatë të Partisë së Lirisë. Shumica dërrmuese e të gjithë këshillave bashkiakë do të jetë e opozitës së bashkuar”, shtoi Meta.

All - Paragraf - 3

Më herët, në një konferencë për mediat, Sali Berisha ripërsëriti qëndrimin se në zgjedhje do të futet në koalicion me Metën, por vendosi pikën mbi “i” duke u shprehur se partia udhëheqëse do të jetë ajo që drejtohet nga ai. Sipas Berishës, formula e koalicionit për këshillat bashkiak është ende në diskutim duke u shprehur i prerë se bashkëpunim me Enkelejd Alibeajn nuk do të ketë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/10/berisha-i-mbyll-perfundimisht-dyert-bashes-dhe-alibeajt-jane-pengje/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos