Berisha: Nuk është revolucion i opozitës, por lëvizje e fuqishme shqiptare

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 11:30 | Politikë
Berisha: Nuk është revolucion i opozitës, por lëvizje e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në protestën e opozitës para Parlamentit se “ky nuk është revolucion i opozitës, por lëvizje e fuqishme shqiptare”.

“Kjo protestë nuk është për Partinë Demokratike, por për 750 mijë shqiptarët që votuan kundër Ramës dhe për çdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij idealet e lirisë. Jeni këtu sot për çdo shqiptar i cili beson se Parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Protestoni sot për çdo shqiptar i cili beson, pavarësisht se për cilën forcë politike ka votuar, se ata që përfaqësojnë opozitën janë aty për t’ia thënë të vërtetat në sy qeverisë”, tha Berisha.

“Shqiptarët duan të dinë të vërtetën e vjedhjes së këtyre qeveritarëve. Këta vjedhin çdo ditë, këta i urrejnë qytetarët. Ky nuk është revolucion i PD-së, por lëvizje e fuqishme shqiptare”, shtoi kreu i Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/16/bylykbashi-po-i-hiqet-e-drejta-e-opozites-per-ti-kerkuar-llogari-qeverise/
https://a2news.com/2023/02/16/garda-po-ben-lufte-me-deputetet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos