Përjashtimi i deputetëve të PD-së, Bylykbashi: E kemi ankimuar në Byro, deri në shqyrtim mund të futemi në seancë

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 10:10 | Politikë

Deputetet e Partisë Demokratike kanë paraqitur një kërkesë në Byronë e Kuvendit për të ankimuar përjashtimin e disa prej tyre nga seancat plenare. Lajmin e bëri të ditur deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ndërsa fliste për gazetarët në hyrje të Kuvendit.

Është bërë ankim në Byronë e Kuvendit nga deputetët që janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme, që janë përjashtuar nga seanca e sotme. Ky ankimim e detyron Kuvendit të pezullojë vendimin dhe deri atëherë ata kanë të drejtë të futen në seancë plenare... është e drejta e deputetëve ta bëjnë këtë anikimim,” deklaroi Bylykbashi.

Kërkesa, e firmosur nga katër deputetët e përjashtuar i është dërguar Gardës dhe Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos