Belind Këlliçi deklaroi se moslejimi i deputetëve të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, është kundër rregullores së vetë Kuvendit.
“Trupat e Gardës së Republikës po bëjnë luftë me deputetët, a thua se ku po shkojmë. A thua se po i shkojmë Edi Ramës në Surrel? Në zbatim të rregullores së Kuvendit, kemi ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës dhe shkresa thotë që “vendimi që është marrë, përsa kohë ankimohet nga deputetët, pezullohet deri në marrjen e vendimit nga Byroja”. Në dijeninë tonë, Byroja nuk është mbledhur. Kemi njoftuar Gardën që të tërheqin djemtë që kanë sjellë te dera dhe ne të futemi në seancë. Kur të mblidhet Byroja dhe të marrë vendim, le të na e njoftojë. Ne kemi zbatuar rregulloren dhe tani që flasim, vendimi i Etikës është i pezulluar. Kjo është e shkruar e zeza në të bardhë. Unë personalisht jam pezulluar dy herë pa folur”, tha deputeti demokrat.
“Unë e kuptoj që McGonigal e ka çmendur Kryeministrin”, shtoi Këlliçi. (A2 Televizion)
