
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një fjalim në protestën e opozitës jashtë Parlamentit, deklaroi se kryeministri Edi Rama mendon se mund t’ia hedhë duke e kthyer Parlamentin në “burg me roje”.
“Rama mendon se duke e kthyer Parlamentin në burg me roje, do t’ia hedhë. I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresë. Qytetarët e këtij vendi nuk pranojnë që të kenë më kryeministër McGonigalin. Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë që të kenë kryeministër një njeri që nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por ka punuar që të zhdukë opozitën. U kap në flagrancë duke minuar demokracinë me McGonigalin, është kapur në korrupsion”, tha Noka.
“Taksat e shqiptarëve janë vjedhur prej 9 vitesh, ndaj ne i themi Ramës se nuk je më përfaqësues i joni. Nuk mund të pranojmë që në krye të qeverisë të jetë një njeri i etiketuar botërisht si turpi i demokracisë”, shtoi deputeti demokrat. (A2 Televizion)