
Oerd Bylykbashi, nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se opozitës po i hiqet e drejta për t’i kërkuar llogari qeverisë, në lidhje me çështjen “McGonigal”.
“Kemi kërkuar të drejtat tona, në mënyrë të paligjshme keni lënë deputetët jashtë sallës. Nuk janë njoftuar për mbledhjen e Byrosë dhe janë shkelur të drejtat e tyre. Por, problemi është tek e drejta e opozitës për t’i kërkuar llogari qeverisë. Jeni gati të fikni dritat e të prishni mikrofonat vetëm që të mos dalë llumi i kësaj çështjeje”, tha Bylykbashi.
Ndërsa Enkelejd Alibeaj theksoi se 4 kërkesa të opozitës në Konferencën e Kryetarëve nuk janë pranuar.
“Të thuash që nuk pranojmë komision hetimor sepse do të bëjmë një ligj tjetër, është provokim”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)